Ndërsa bota është e përqendruar te një konflikt i mundshëm ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës, kjo gjë duket se nuk përjetohet në këtë formë nga një prej ushtarëve në vijën e parë.
Video e një ushtari ukrainas duke kërcyer është bërë menjëherë virale në internet. Ai ka zgjedhur një këngë të mbretit të muzikës Michael Jackson.
Kjo video është postuar masivisht në Twitter nga qytetarët e Ukrainës si një përgjigje për panikun që ka zënë kancelaritë perëndimore, të cilat i kanë kërkuar qytetarëve të tyre të lënë në mënyrë të shpejtë Ukrainës.
האוקראינים מתכוננים למלחמה
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) February 13, 2022
pic.twitter.com/Io3c5t9s14