Krijuesi dhe politikani Fisnik Ismaili ka publikuar se si do të duket monumenti NEWBORN për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ai ka zbuluar edhe temën e këtij viti të ngjyrosjes së NEWBORN-it.
Ismaili tregon se “Winged Women – Gratë me Krahë” është tema që këtë vit i dedikohet gruas.
Fisnik Ismaili është i njohur veçanërisht për krijimin e Monumentit të Newborn-it në Prishtinë, i cili u inagurua në Ditën e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
