Në një kohë kur flitet shumë për konkurencën mes televizioneve dhe medias, Arbana na tregoi se jo vetëm nuk ka të tilla ndjesi, por e shijon shumë imitimin që i bëjnë në ‘Klanifornia’, spektakli i humorit në Klan TV.
Ajo ka treguar me një video se mbrëmjen e së dielës u shkëput pak nga shtëpia “Big Brother VIP” për të parë skeçin ku imitohet spektakli, nën emrin “Daja i Madh VIP”.
Moderatorja dëgjohet në sfond duke qeshur me performancën e aktorëve të humorit, që mesa duket e ka argëtuar shumë.
/5pyetjet.al