-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet 19-vjeçari, kapet me një “thikë-pistoletë” e municione

Kryesoret

Në vijim të kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët përditë e më shumë po bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar çdo rast të paligjshmërisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. C., 19 vjeç,  banues në Sukth, Durrës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë pistoletë dhe një sasi fishekësh.

Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon qytetarët që besojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit