Lulzim Basha e ka nisur këtë javë me një mesazh të veçantë nga bashkëshortja e tij, Aurela, me rastin e Shën Valentinit.
Aurela i ka dedikuar një postim në rrjetet sociale Bashës. Në një postim në profilin e saj në Instagram, Aurela Basha ka publikuar dhe këtë foto të vjetër të çiftit, ku duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe të dashuruar.
“Çdo ditë që kaloj me ty është dita ime e preferuar. Prandaj sot është një ditë e re e preferuar për mua”, shkruan Aurela Basha për kryedemokratin.