Beatrix Ramosaj është komentuar shumë kohët e fundit për shkak të situatës së krijuar në “PRIME”-n e “Big Brother VIP Albania”, ku ajo refuzoi të ishte pjesë e darkës së konkurrentëve me ish-banorët për shkak të hatërmbetjes së saj kundrejt batutave të Ermal Mamaqit dhe Salsano Rrapit.
Donaldi padyshim që u mërzit nga mungesa e Trixës dhe nuk e shijoi sa të tjerët darkën me ish-banorët, ndërsa burime treguan se këngëtarja i ka hipur avionit dhe është larguar fare për disa ditë nga Shqipëria, për në Dubai.
Sot në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Trixa është bërë sërish temë diskutimi nga Donaldi, Einxheli dhe Beniada.
Gjatë bisedës, Einxheli supozoi se Beatrix, mund të jetë larguar nga Shqipëria, por ky mendim nuk i pëlqeu Donaldit.
Ai u shpreh se nëse ajo është larguar nuk do t’i fliste më me gojë.
Einxhel: Mund të mos jetë fare në Shqipëri Triksa.
Donaldi: Më fiksove ti me këtë, të mos jetë në Shqipëri.
Beniada: Edhe për mua nuk është në Shqipëri.
Donaldi: Thua? Unë nuk i flas me gojë nëse ajo nuk është në Shqipëri.
Rikujtojmë se sot banorët e kishin mundësinë të përshëndesnin me një këngë personin e tyre të zemrës dhe Donaldi ka zgjedhur një këngë që i dedikohet vetëm Trixës dhe atij. Kënga titullohet “Fire on fire” të këngëtarit të njohur, Sam Smith. Donaldi tregon që kjo është kënga e tyre ndërsa më vonë u shpreh se e do shumë Beatrixën. /faxweb.al