-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do t’i kisha ulëritur”, Agron Llakaj kritikon Donaldin për debatin me Einxhel!

Kryesoret

Ditën e sotme, Agron Llakaj ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku ka folur lidhur me Donaldin dhe se si e ka parë ai rrugëtimin e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

“Nuk e kam ndjekur shumë thellë, por kam parë videot e shkurta, ka pasur dhe momente që i kemi sjellë në ‘Al Pazzar’. Unë futem te burrat që nuk kanë turp nga loti, por loti nuk del kot. Ai është i ndjeshëm, nuk kthehet asnjëherë pas kur nis një aksion. Distancohem nga pjesë e marrëdhënieve që ka krijuar, nuk jam askush për ta gjykuar. Kudo më flasin për Donaldin. Më ka ardhur mirë për atë që ka treguar Donaldin aty. që është bërë kaq popullor, është dhunti e tij, jo vetëm puna ime. Ka treguar veten ashti siç është”,- u shpreh aktori i humorit.

Megjithatë, ai theksoi se ka dhe kritika për Donaldin lidhur me debatin e tij me Einxhel.

“I vetmi moment që i kam tërhequr vëmendjen ka qenë debati banal me Einxhelin. Doja ta mbyllja televizorin kur e pashë atë pjesë. Po të mundesha, do t’i kisha dhënë një të ulëritur të fortë. Nuk duhet të flitej me një vajzë ashtu, edhe pse u provokua.

“Unë jam me parimin, që gjërat  nga jashtë, nuk duhet të futen brenda.”– përmbylli Llakaj.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit