Izraeli ka ndaluar terapitë që kanë pasur qëllim “shërimin” e homoseksualitetit. Ky vendim do të zbatohet menjëherë. Nitzan Horowitz, ministri i shëndetësisë përmes një postimi në Twitter.
“Orientimi seksual nuk është problem që ka nevojë për trajtim. ‘Terapitë e konvertimit’ nuk janë trajtime”, ka shkruar Horowitz.
Ai u është drejtuar pjesëtarëve të komunitetit LGBT, duke u thënë se ata janë “të mrekullueshëm dhe të bukur ashtu siç janë”.
Gjermania ka miratuar një ndalesë të pjesshme për “terapitë e konvertimit” më 2020. Prej atëherë, këto terapi janë ndaluar plotësisht për të rinjtë dhe për të rriturit në situata të caktuara.
Në dekadat e fundit, Izraeli është bërë më tolerant ndaj homoseksualitetit. Qyteti bregdetar, Tel Aviv konsiderohet pjesërisht liberal. Megjithatë, çiftet e gjinisë së njëjtë nuk mund të martohen. /5pyetjet.al