Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut nisën testimet që do të përcaktojnë nivelin e imunitetit të popullatës ndaj COVID-19. Të dhënat do të ndihmojnë Komisionin për Sëmundjet Infektive në planifikimin e masave.
Testimi do të bëhet me 1.000 persona në Shkup, me mundësi zgjerimi në gjithë vendin.
Nga Komisioni për Sëmundjet Infektive kanë thënë se një testim i tillë ishte bërë para një viti dhe ka rezultuar se rreth 30% e të anketuarve kanë qenë pozitivë, që do të thotë se kane patur imunitet, kryesisht sepse kaluan COVID.
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka paralajmëruar një analizë serologjike në të gjithë territorin e vendit.