-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndarja e re territoriale, PD hedh hapin e parë dhe akuzon Ramën

Kryesoret

Me anë të Dhurata Çupit, Partia Demokratike ka bërë të ditur me anë të një deklarate se kjo parti ka ngritur grupin e punës për ndarjen e re territoriale.

“Reforma territoriale është një nga prioritet madhore të PD. Për ta çuar shërbimin pranë qytetarit, për t’i dhënë atij mundësinë të zgjedhë përfaqësuesin e vet. Prandaj vendimi i parlamentit për nisjen e punës për Reformën Territoriale, është një hap i parë shumë i rëndësishëm përpara. Ndaj ne kemi ngritur grupin e punës për të nisur konsultime me qytetarët dhe ekspertët në çdo cep të vendit”.

Më tej, Çupi u shpreh se reforma administrative e vitit 2014 soli më pak shërbime, më shumë të punësuar dhe shumë para të çuara dëm.

“Qëllimi i vërtetë i Edi Rimës nuk ishte vetëqeverisja vendore, por, krijimi i zonave elektorale, ashtu siç i interesonte atij. Pasi për të, çdo vendim është përfitim monetar dhe kalkulim votash, dhe normalisht qytetarët janë të fundit.

Shpenzimet për administratën e bashkive pas ndarjes administrative janë rritur mbi 23 %, dhe shërbimet publike në ish-komuna janë përkeqësuar.

Në pjesën më të madhe ka zero investime në këto vite, rrugë të shkatërruara, mungesë uji,  mungesë investimesh në sektorin energjetik etj.

Mungesa e investimeve bën që qytetarët e zonave të thella të udhëtojnë deri në 4 orë për të shkuar në zyrat e bashkisë.

Territori i ndarjes së re të një pjese të madhe të bashkive është në zona të thella malore, ku në pjesën më të madhe të vitit qarkullimi është i kufizuar dhe shpesh i pamundur.

Në të tjera zona ku ka më shumë mundësi për investime, duhet të presin me ditë të tëra për një dokument në bashki duke shpenzuar kohë dhe para në udhëtimet nga zona e tyre në drejtim të qendrës së qyteteve ku ndodhet njësia administrative.

Thirrja jonë është për të gjithë qytetarët dhe ekspertet që duan të japin kontributin e tyre në këtë proces shumë të rëndësishëm, të na bashkohen, janë të mirëpritur, sepse të gjithë bashkë mund të krijojmë një reformë administrative në shërbim të qytetarëve kudo ku ata banojnë”, tha Çupi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit