-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rrugorja” bën zap shoferët: Çfarë është kjo o zotëri, hape krahun, hape

Kryesoret

Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar pamjet e kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor.

Patrullat vihen në ndjekje të mjeteve që kanë konstatuar në shkelje dhe u bëhet thirrje të hapin krahun anash rrugës.

Vetëm gjatë javës që lamë pas, nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë janë arrestuar dhe proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor 33 persona.

Gjithashtu janë goditur 14 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit apo pa vendosur rripin e sigurimit, 14 drejtues mjetesh të cilët për t’i shpëtuar masës administrative kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar shuma lekësh.

Janë pezulluar 249 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve:

48 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”,
186 për “Kufizimet e shpejtësisë”,
15 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë tërhequr 19 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çrregjistruara në vendet e origjinës; janë bllokuar 26 mjete, për mungesë dokumentacioni.

Janë vendosur 6852 masa administrative, me një mesatare 977 masa të vendosura në ditë, konkretisht:

125 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
65 masa për mosrregullim të shpejtësisë/gara shpejtësie;
326 masa për parakalime të gabuara;
1146 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
418 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
132 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
2982 masa për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit;
46 masa administrative për mungesë siguracioni;
1612 masa për shkelje të ndryshme.

https://fb.watch/ba9l5Btsld/

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit