-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen 3 persona

Kryesoret

Gjatë ditë së sotme tre persona nga kosova kanë tentuar të kalojnë tranzit kufirin në Rinas,por janë ndaluar nga Policia pasi ishin pajisur me viza gjermane dhe belge të falsifikuara, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i plotë i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Transit”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 3 shtetas që tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e personave që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të jashtëligjshme, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se tre shtetas po tentonin të kalonin në PKK Rinas, me dokumente të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transit”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

B. H., 49 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë;

L. B., 21 vjeç, lindur dhe banues në Ferizaj, Kosovë;

V. Gj., 36 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi ishin pajisur me viza gjermane dhe belge të falsifikuara, kanë tentuar të kalojnë tranzit kufirin në Rinas, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit