Vllaznia triumfoi 2-1 ndaj Elbasanit në ndeshjen e javës së 24-t të Superiores.
Balaj kaloi shkodranët në avantazh në minutën e 24-t, ndërsa Elbasani barazoi me Boye në minutën e 80-të.
Goli vendimtar u shënua nga Dodaj në minutën e 90-të, duke i siguruar 3 pikë ekipit të drejtuar nga Martini.
Pas kësaj fitoreje, Vllaznia kryeson renditjen me 48 pikë, 5 më shumë se Egnatia.









