Ushtria amerikane ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë Skydio nga Kalifornia, që kap vlerën e 20 milionë dollarë dhe bëhet fjalë për prodhimin e dronëve palosës.
Ushtria amerikane do të pajisë ushtarët me dronë që shpejt do të vihen në përdorim dhe do të përdoren për mbikëqyrje në një rreze të shkurtër.
Programi ushtarak SSR po shqyrton përdorimin e dronëve të vegjël prej kohësh, e deri më tani mbi 30 kompani kanë dhënë propozimet e tyre. Gjatë testimit rigoroz është zvogëluar lista në pesë kompani e fituesi ësht Skydio.
Sipas specifikave të kërkuara, dronët duhet të qëndrojnë në ajër të paktën 30 minuta, e rrezja e tyre nuk guxon të jetë më e vogël se tri kilometra dhe t’i rezistojnë erëra me shpejtësi mbi 28 kilometra në orë.
E duket marrë parasysh se bëhet fjalë për misioni vëzhgimi, droni të krijoj edhe harta për lokalizimin e objekteve të ndryshme.
Fluturimi mbi 30 minuta nënkupton lëvizje me shpejtësi mbi 40 kilometra në orë, e përmes inteligjencës artificiale shmang pengesat gjatë “rrugëtimit”.
Dronët duhet të jenë më të lehtë se 1.3 kilogram dhe mund të paloset – duke zvogëluar dimensionet gjatë fluturimit në terrene ku ka erëra të forta.