-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim në kampin e internimit të Tepelenës: Duhet të publikohen dokumentat me historitë e asaj periudhe

Kryesoret

Ditën e sotme, Yuri Kim ka zhvilluar një visit së bashku me të ish të përndjekurit politikë në kampin e Tepelenës. Ajo ka qenë e pranishme për inagurimin e ekspozitës së përhershme në ambintet e jashtme të kampit.

Ky kamp ka mbajtur mbi 3000 njerëz, në kushte të tmerrshme, ku vetëm gjatë dy muajve në vitin 1950 humbën jetën nga sëmundjet 285 fëmijë.

E prekur nga historia e Simon Mirakajt, ish i internuar, Yuri Kim u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptarë që të vazhdojnë të mbledhin dhe të publikojnë dokumente dhe të dhëna në lidhje me këtë pjesë të dhimbshme të historisë së Shqipërisë.

‘Isha e nderuar t’iu bashkohesha ish-të përndjekurve politikë dhe të afërmve të tyre për inaugurimin e ekspozitës së jashtme të përhershme në ish-kampin e internimit në Tepelenë.

Gjatë funksionimit të tij në vitet 1949-1953, kampi i Tepelenës mbajti mbi 3000 njerëz, në kushte të tmerrshme. Vetëm gjatë dy muajve në vitin 1950, vdiqën nga sëmundjet 285 fëmijë. U preka kur dëgjova Simon Mirakajn, i cili u detyrua të jetonte atje nga mosha katër deri në nëntë vjeç, të fliste për atë që ai dhe të tjerët duruan në kamp.

 Është shumë e rëndësishme që autoritetet shqiptare të vazhdojnë të mbledhin dhe të publikojnë dokumente dhe të dhëna në lidhje me këtë pjesë të dhimbshme të historisë së Shqipërisë. Njerëzit vazhdojnë të vuajnë, veçanërisht ata që nuk kanë gjetur ende eshtrat e të dashurve të tyre. Paqja nuk mund të vijë pa të vërtetën dhe pajtimin.’- shkruan Yuri Kim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit