Kuvendi i Shqipërisë ka refuzuar kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH).
Me 75 vota kundër dhe 28 pro, Parlamenti hodhi poshtë kërkesën e grupit PL-PD për hetimin e ligjshmërisë së veprimeve të ARRSH-së në realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore.
Kërkesa e Partisë Demokratike për një komision hetimor është rrëzuar gjithashtu për shkak të akuzave të bëra ndaj drejtorëve të lartë të këtij institucioni.
Në të njëjtën mbledhje, Kuvendi miratoi me 76 vota pro projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave.
/5pyetjet.al









