Deputetët socialistë në komisionin hetimor për inceneratorët u larguan nga mbledhja në momentin që po raportonte gazetari Jetmir Olldashi.
Për socialistët, Olldashi është i dënuar për shpifje, por demokratët thanë se vendimi nuk është i formës së prerë.
Pas debateve, socialistët u larguan, pavarësisht thirrjes së Jorida Tabakut, që është kryetare e komisionit.
“Ju lutem mos bojkotoni komisionin. Ju bëj thirrje, mos bojkotoni komisionin. Unë e kuptoj që nuk doni që shqiptarët të dëgjojnë faktet.
Mbledhja ka filluar me kuorum dhe ne do të vazhdojmë. Vendimmarrje nuk kemi” tha ajo. Por, pas largimit të Olldashit, socialistët u rikthyen sërish.
/5pyetjet.al