-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunë pas ndeshjes, goditet me gur autobusi i Partizanit pas ndeshjes me Skënderbeun

Kryesoret

Në minutat e fundit të ndeshjes Skënderbeu-Partizani ndodhi një episod aspak i përshtatshëm në futbollin tonë, aq më shumë në një qytet si Korça, që njihet si një nga qytetet më “fair play”.

Pas përmbysjes së Partizanit, fansat vendës nisin të bëhen agresivë dhe dufin e shfryjnë te gjyqtari anësor, Orgest Grabova, i cili goditet me një send të fortë dhe pëson një çarje në kokë.

Ndalet loja dhe mjekët e Partizanit i mjekojnë plagën. Më pas vijon gjithçka normalisht. Tifozët korçarë nuk janë mjaftuar me incidentet brenda fushës, por kanë vazhduar me trazira edhe pas 90 minutave.

Burime për gazetën Panorama bëjnë me dije se ultrasit e Skënderbeut kanë goditur me gurë autobusin e skuadrës në momentin kur po afrohej në stadium për të marrë lojtarët miq. Fatmirësisht gjithçka ka kaluar pa dëme materiale apo fizike në njerëz.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit