Pasditen e sotme Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e “Shtëpisë së lirisë” në zonë e Gurit të Zi në Shkodër.
Në fjalën e tij Berisha përmendi fermerët si kategoria që ka vuajtur më shumë këto 8 vite.
“Nuk do ta harroj betejën e qeveritareve me fermerët e Gurit të Zi, pse nxirrnin 3 kile duhan në tregun e Tiranës duke i quajtur kontrabandistë, thua se Shkodra nuk ishte në territorin e shqiptareve,” u shpreh Berisha
Ai akuzoi Erion Velin se vetë po kalonte kampionat me cigare kontrabandë dhe më pas akuzonte fermerët se pse në Gurin e Zi bëhet duhani.