Dje në “Love Story 2” Dea dhe Albioni kanë vendosur që t’i japin mundësi njëri-tjetrit të njihen më mirë jashtë, duke u bërë kështu çifti i parë i emisionit.
Në ditën e Shën Valentinit, konkurrentët kanë zgjedhur që të deklarohen për njëri-tjetrin duke treguar për ndjenjat e tyre dhe se si ndiheshin së bashku.
Dea u shpreh se në zemrën e saj lindi diçka që nga puthja e parë që ka pasur me Albionin.
Ajo gjithashtu tha se edhe pse dilte me djem të tjerë, mendja i qëndronte tek Albioni.
Dea: Kur e kam ftuar në takim dhe i kam dhuruar një puthje, që në atë moment unë e dija që në zemrën time lindi diçka. I dhashë vetes time kohën që m’u desh. Dola me djem të tjerë, por në fakt edhe kur isha me ta unë mendoja për Albionin. Edhe nëse kishte dikush që më prekte dorën, unë mendoja për ngrohtësinë e prekjes së Albionit. Unë e di që ndjenjat e mia janë të vërteta, janë reale.
Albioni nga ana tjetër u ndje sikur e gjithë bota ishte e tij dhe tani është shumë i lumtur.
Albioni: U ndjeva sikur e gjithë bota është e imja. Kisha shumë momente xhelozie që kur zgjidhte dikë tjetër në takim, mendoja se e humbja. Tani që jam këtu, jam shumë shumë i lumtur.
/5pyetjet.al