Në emisionin e sotëm të “Big Brother VIP Albania”, Iliri, Donaldi dhe Beniada janë ulur së bashku për të biseduar.
Gjatë diskutimit, Beniada pyet nëse dy konkurrentët e kishin menduar ndonjëherë të linin lojën.
Donaldi u shpreh se e ka çuar në mendje. Madje ka menduar nëse hyrja e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte gjëja e duhur që ai ka bërë.
Pavarësisht tundimeve, aktori gjithashtu tha se, sado që i kanë shkuar këto gjëra nëpër mendje, nuk e ka lënë egoja që të dalë nga “Big Brother VIP Albania”.
Beniada: Keni menduar ndonjëherë të ikni nga këtu, të lini lojën.
Donaldi: Unë e kam çuar në mendje. Që ndoshta kam qenë gabim që jam futur.
Beniada: Po e keni pasur ndonjë moment që keni thënë do dal?
Donaldi: Po, por nuk të lë egoja.
Iliri: Ai nuk doli nga kutia jo më të dilte nga shtëpia. Ai u ngul në kuti aty, unë po thosha edhe pak ky del, kur erdhi Trixa iku ky. Iku ky edhe nja 20 minuta ose gjysmë orë, iku. Kur ky kur u ngul aty.
Beniada: Unë e dija që kur të vinte Trixa nuk do dilte kurrë.
/5pyetjet.al