Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momchil Raytchevski u shpreh sot se Tirana i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave, por ka mbetur peng e Maqedonisë. Raytchevski tha se Sofja mbështet Shqipërinë dhe është në proces dialogu me Shkupin.
“Si qeveria e vjetër po ashtu edhe e reja në Bullgari gjithmonë ka mbështetur pozitën se Bullgaria është një prej promotorëve dhe mbështetësve më të mëdhenj të zgjerimit në Bashkimit Europian, gjithashtu e për të ardhmen e vendeve të rajonit kjo që po ndodh është mes Sofjes dhe Shkupit ku po zhvillohen bisedime shumë intensive.
Vetëm gjatë muajve të fundit ka pasur disa vizita të ndërsjella, është një proces që ka synim të realizojnë rezultate të qëndrueshme që të dyja palët me partnerët e BE po vazhdojnë të punojnë mbi temat delikate e aktuale. Të gjithë shpresojmë se në një moment do të arrijmë një marrëveshje, është çështje e krijimit të mirëbesimit dhe arritjes së mirëkuptimit mbi çështjet e përbashkëta” tha ai.
/5pyetjet.al