Dje në “Për’puthen” nuk kanë munguar deklaratat e forta për ditën e Shën Valentinit.
Në një takim katër minutash, mes emocionesh, Meliku u deklarua se do të jetë vetëm për Lauretën në emision, duke i lënë kohë vajzës që të vendosë.
Ai është shprehur se vetëm ajo mund t’i japë kuptim jetës së tij.
Meliku: Unë di që vetëm ti mund të jesh kuptimi i jetës time. Dua të them që unë këtu jam vetëm për ty. Deklarohem sot, para gjithë Shqipërisë, gjithë studios, që dua të njoh vetëm ty.
Laureta nuk e priste një deklarim nga ana e tij, edhe pse u gëzua, ndërsa nuk dihet nëse ajo do të vendosë që të jetë vetëm për të në emision.
Më pas ata kërcyen nën tingujt romantikë të muzikës dhe dekorit të mrekullueshëm.
/5pyetjet.al