Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër pas një konflikti në lagjen “18 Shtatori” me një tjetër person.
Bëhet e ditur se më pas ai ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Nuk ka përfunduar këtu, pasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, 33-vjeçari ka shkatërruar kamerën e sigurisë në dhomën e shoqërimit.