-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Video drithëruese, Armando Broja pushton rrjetin

Kryesoret

6 gola në Premier League, 8 në total me fanellën e Southampton, Armando Broja vijon të shkëlqejë në ishull.

Ylli kuqezi është kthyer prej kohësh në një nga lojtarët më të lakuar në tregun e transferimeve, në një kohë kur pjesa më e madhe e klubeve angleze kanë shfaqur interesim për sulmuesin shqiptar.

Pavarësisht se vetëm 20 vjeç dhe në sezonin e tij të parë në Premier League, Broja po dhuron paraqitje fantastike, edhe kundër ekipeve të mëdha duke nisur nga Man.City, Tottenham dhe së fundmi Man.United.

Të shohësh Brojën teksa driblon me lehtësi, ata që konsiderohen si mbrojtësit më të mirë në qarkullim si Maguire apo Varane, kupton qartë potencialin e talentit shqiptar. Së fundmi në skenë për të siguruar shërbimet e Brojës ka dalë dhe skuadra e Arsenal.

Mediat angleze po flasin gjithnjë e më shumë për talentin kuqezi, ndërsa tifozët duken të dashuruar pas asaj që Broja bën në fushën e lojës.

Në media po qarkullon një video e cila po bëhet virale ku shfaqen momentet më të mira të Brojës me fanellën e Southampton.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit