-sidi education-spot_img
31 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkelje higjeno-sanitare në Shkodër, AKU bllokon 110 ton fruta-perime

Kryesoret

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës ka ndërmarrë një aksion të paplanifikuar në subjektin “Elidon Bala”, që merret me trajtimin dhe ambalazhimin e fruta-perimeve.

Gjatë inspektimit, janë konstatuar shkelje të rënda në respektimin e standardeve higjeno-sanitare të nevojshme për trajtimin e produkteve ushqimore.

Si pasojë, AKU ka vendosur një gjobë prej 500,000 lekësh dhe ka ndërprerë menjëherë aktivitetin e subjektit për rrezikimin e sigurisë ushqimore.

Gjithashtu, është bllokuar një sasi prej 110 ton fruta-perime, që do të asgjësohet pas përfundimit të procedurave ligjore. Ky aksion vjen për të siguruar kushte më të mira për konsumatorët dhe për të garantuar sigurinë ushqimore në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit