Pas të drejtës për të dhënë mësim, Edvin Priftit i jepet e drejta për të ushtruar profesionin e mjekut.
Mjeku Edvin Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkeleida Hoxha, por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.
Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj.
Prifti u arrestua më 15 shkurt në sallën e gjyqit pasi fillimisht kishte një masë pezullim nga detyra, por në banesë dhe çantën e shpinës ju gjetën afro 380 mijë euro.