Sezoni i “Portokalli”-së rinis në fillim të muajit të ardhshëm, në datë 6 mars. Ndërkohë, ka patur shumë diskutime në lidhje me prezantimin e shfaqjes, si rrjedhojë e deklaratës së Arjola Demirit që shprehu dëshirën të ishte moderatore e emisionit të humorit.
Nga ana tjetër, edhe Xhemi Shehu ka deklaruar se do të rikthehet në ekranin e “Top Channel”, duke nisur kështu aludime se mund të rikthehet gjithashtu si prezantuese e “Portokalli”.
Rrjedhimisht, ka mbetur i paqartë pozicioni i Fjoralba Ponarit në format, deri në publikimin e promos të sezonit të ri.
Tashmë, vetë aktorët kanë zbuluar se Fjoralba do të jetë përkrah Salsanos në drejtim.
“@fjoralba.ponari, këtë sezon do kemi fatin të ndjejmë magjinë e publikut më në fund!”- ka shkruar Rezart Veleshnja, duke konfirmuar kështu jo vetëm moderimin nga Fjoralba, por edhe rikthimin e publikut në skenën e humorit.
Kështu, Arjolës nuk do t’i plotësohet të paktën këtë sezon dëshira e saj, të cilën e shprehu gjatë sfidës së kutisë së Pandorës.
“Kur erdhi kartolina e dëshirave, unë e kam lënë bosh. Më pas, u ktheva për ta riplotësuar. Unë kam marrë pjesë në audicionin e “Portokalli”-së. Ndoshta nuk kam format e duhura, ose nuk kam atë oratorinë për shkak të dialektit tim.”- ka thënë ajo.
/5pyetjet.al