Policia e Shkodrës ka arrestuar një 47-vjeçar me inicialet A.L., i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet. Mësohet se 47-vjeçari akuzohet për kultivim të bimëve narkotike, pasi dyshohet se në gusht të 2021, ka kultivuar drogë në një tokë bujqësore që kishte marrë me qira, në Velipojë.
Njoftimi i Policisë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. L., 47 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë.
Për këtë shtetas, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se në gusht të vitit 2021, ka kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke bujqësore që kishte marrë me qira, në fshatin Gomsiqe e Re, Velipojë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/5pyetjet.al