-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po varrosin aferën për Inceneratorët”, Tabaku i përgjigjet Kryemadhit: E ka gabim, kemi kërkuar nga Vasili informacion

Kryesoret

Inicneratorët kanë qenë kryefjala e diskursit politik kohët e fundit ku në Komisionin Hetimor janë publikuar prova të reja për këtë aferë korruptive. Pak kohë më parë Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, hodhi akuza ndaj Partisë Demokratike duke thënë se komisionet u ngritën për të “varrosur” çështjen.

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku i është përgjigjur Kryemadhit se i ka dërguar një shkresë Petrit Vasilit, për të marrë pjesë në Komisionin Hetimor në mënyrë që të publikohen provat që LSI disponon.  E ftuar në “Log.”, Tabaku u shprehet se Monika Kryemadhi po bën politikë, ndërsa ka hedhur poshtë idenë e kryetares së LSI, që çështja e Inceneratorëve po varroset me Komisionin Hetimor.

Pjesë nga debatet në studio:

Tabaku: “Nuk ka vullnet nga mazhoranca për të shtyrë kohën e Komisionit Hetimor. Janë vetëm 10 ditë afat për ta përfunduar.”

Vjollca Kolgjoni: E vlerësoj iniciativën që keni marrë, por jam skeptike për çështjen e punës që bëjnë zakonisht Komisionet. Kush është qëllimi final?

Jorida Tabaku: E gjithë dosja.

Vjollca Kolgjoni: Për të treguar kredo politike? Deputetët janë paguar ekstra për të zgjatur komisionet.

Por çfarë deklaroi Kryemadhi pak ditë më parë në “Log.”?

Kryemadhi: Është çështje politike apo mbyllje goje? Do ja çoj komisionit hetimor dhe të shikoj sa do e bëjë, po kam hall mos kompleksohet dhe nuk e bën. Ka interes se kjo skema, ka edhe firma që kanë bërë punime për inceneratorët.

Përgjigja e Tabakut në emisionin “Log.”:

Jorida Tabaku: Zonja Kryemadhi është në politikë. Secili do gjykohet për aktet dhe veprimet, për transparencën publike që i kemi bërë kësaj afere.  Fakti tregon se ne po hedhim dritë. Janë informacion që Kryemadhi i ka pasur ne nuk i kemi pasur. Nuk e di si i ka pasur. Kemi pasur padi për çdo forcë politike. E vetme dhe kemi pasur padi para një vit e gjysmë. Dhe sipas SPAK ishte padia e PD që solli hetimet. Kam nisur kërkesë publike Petrit Vasilit për dhënie informacioni por skam dashur ta bëjë publike. E vlerësoj atë që denoncon korrupsionin. Nuk është luftë.

Endri Xhafo: Kryemadhi thotë se doni ta varrosni me anë të Komisionit Hetimor.

Jorida Tabaku: E ka pasur gabime dhe po ja provojmë çdo dritë. Askush nuk na ka kompleksuar për këtë çështje. S’ka mbetur asnjë emër pa u përmendu. Do shikojmë në fund nëse po e varrosim apo jo.

Jorida Tabaku: Do i bëjmë të gjitha publike. I kam bërë dhe do i bëjë publike kush ka prova është i mirëpritur të vijë se unë ja kam nisur ftesën Vasilit. Nuk është garë fare.

/abcnews.al/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit