Tahir Tahiri nga Sindikata e Bujqve ka paralajmëruar protesta radikale dhe të gjata në rast se kërkesat e tyre për subvencionimin e materialeve bazë të kulturave bujqësore nga Ministria nuk merren parasysh.
Tahiri ka thënë se bujqit janë duke u ballafaquar me një situatë tejet të vështirë për shkak të rritjes së çmimeve, madje ka disa fermerë që po heqin dorë nga prodhimi për shkak të gjendjes financiare.
“Ne kemi kërkuar nga ministri Faton Peci që ndihma për plehun të jetë 40 për qind, te farat çmimet janë rritur 100 për qind dhe nafta të paguhet 50 për qind. Mekanizmi i fundit është protesta, ne do t’i shfrytëzojmë mekanizmat e dialogut dhe me shkrim paraprakisht. Nëse këto nuk funksionojnë, do të vazhdojmë me protesta të cilat po kërkohen të jenë radikale dhe shumë të gjata”, tha Tahiri.