-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spaho braktis Hetimorin për inceneratorët: Ky komision do të dështojë, si të tjerët

Kryesoret

Edmond Spaho është larguar si anëtar nga Komisioni Hetimor për inceneratorët, pasi sipas tij, ky komision është i destinuar të dështojë.

Ai u shpreh se mazhoranca është e vendosur që ky komision të dështojë, ndërsa theksoi se do të ndërmarrë një iniciativë ligjore të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore.

“Unë mendoj se ky komision do të ketë fatin e komisioneve të tjera pa prodhuar rezultat. Të marrësh në mbrojtje Klodian Zoton që paska konflikt interesi me gazetarin që ka bërë shkeljet. Penalizojmë gazetarin dhe mbrojmë Zoton. Mazhoranca është e vendosur që ky komision të dështojë. Unë nuk kam për të qenë më pjesë e këtij komisioni. Nuk të marrë pjesë në asnjë komision hetimor derisa të ndryshojë ligji për shumicën. Kështu siç është ligji sot, nuk hetohet. Unë do të ndërmarrë një iniciativë ligjore të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore”, tha Spaho.

Ndërkohë, kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku u shpreh e vendosur se nuk do ta lërë këtë komision të dështojë.

“Unë nuk do ta lë këtë komision të dështojë. I vlerësoj përpjekjet e anëtarëve dhe jemi duke hedhur dritë mbi këtë aferë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit