-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VMRO DPMNE manipuloi zgjedhjet? LSDM kërkon hetim

Kryesoret

Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë pas pranimit të fajit të të akuzuarve në rastin “Titanik”, tani shprehen se të gjitha zgjedhjet që VMRO DPMNE i ka organizuar kanë qenë të parregullta ndërsa fushatat janë financuar ilegalisht.

Nga LSDM tani kërkojnë nga lideri i VMRO-së Mickoski dhe gjithë udhëheqësit e partisë të japin dorëheqjen.

“VMRO-DPMNE mbetet parti e pareformuar, Mickoski është i rrethuar me njerëzit e afërm të Gruevskit si Igor Janushev, Aleksandar Nikolloski e Antonio Milloshoski.

Apelojmë për hetim efikas dhe përfundim të proceseve kundër të gjithë ish politikanëve dhe atyre aktualë, pa dallim nëse janë në pushtet apo opozitë.

Drejtësia duhet të mbizotërojë, para ligjeve të gjithë duhet të jenë të barabartë”, thuhet në një deklaratë.

Në rastin “Titanik” të akuzuar janë gjithsej 21 persona për veprën penale të lidhura me zgjedhjet. Ilija Dimovski, kësaj, akuzohet për keqpërdorim të fondeve për financimin e fushatës zgjedhore, Biljana Brishkovska-Boshkovski edhe falsifikim dokumentesh, Edmond Temelko për shkelje të së drejtës për të votuar dhe ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, Munir Pepiq edhe për shkelje të drejtës së votës, etj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit