Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur dekretimin e Presidentit Ilir Meta për anëtarin e 10 të Gjykatës së Lartë, teksa shkruan se mirëpret bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi.
“Mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë emërimin e sotëm nga Presidenca e gjyqtarit të 10-të në Gjykatën e Lartë. Kjo rrit funksionalitetin e Gjykatës së Lartë, gjithashtu i mundëson të emërojë gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese”, shkruan ambasadorja.
Gjithashtu për emërimin e anëtarit të 10-të të gjykatës ka shkruar në Twitter dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.
“Mirëpresim takimin e sotëm nga Presidenti @ilirmetazyrtar e anëtarit të 10-të të Gjykatës së Lartë, e cila tashmë ka arritur kuorumin për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në konsolidimin e reformës në drejtësi”, shkruan Soreca.
/5pyetjet.al