Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, sot përmes një bisede telefonike ua ka uruar prindërve të tij 14 vjetorin e Pavarësisë.
Këtë e ka bërë të ditur, Endrit Thaçi djali i ish-presidentit Thaçi, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Në luftë, në paqe e në shtet të pavarur, babi nuk ishte asnjëherë në shtëpi. S’është as sot. Ky është çmimi i lirisë. Më herët foli me gjyshen e gjyshin dhe ua uroi të gjithëve 14 vjetorin e pavarësisë. Gëzojeni shtetin”, ka shkruar ai./5pyetjet.al