Sot rreth orës 13:00, është arrestuar një person i moshës 70 vjeçare në Graçanicë, pasi dyshohet se ka kryer vepër penale “Dhunë në familje”.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, 70 vjeçarit i janë sekuestruar dy armë zjarri, katër karikatorë dhe 52 fishekë.
Personi i dyshuar me inicialet G.N, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ai dyshohet për vepat “Dhunë në familje” si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve”./5pyetjet.al