Bashkimi Evropian është i përgatitur të paraqesë një paketë të plotë sanksionesh ndaj Rusisë sapo të jetë e nevojshme, tha të enjten shefi i çështjeve të jashtme të BE-së.
“Ne kemi përgatitur tashmë një paketë të plotë sanksionesh. Ne kemi punuar për këtë dhe kam qenë në kontakt me SHBA-në dhe me të gjitha vendet me mendime të ngjashme, me mbështetjen teknike të Komisionit Europian”, tha Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.
“Ne kemi përgatitur një paketë shumë të vështirë,” shtoi ai.
Duke folur përpara një takimi jozyrtar të anëtarëve të Këshillit Evropian për të diskutuar krizën Rusi-Ukrainë, Borrell përsëriti se Bashkimi Evropian “beson ende në procesin diplomatik” dhe do të përqendrojë përpjekjet në diplomaci, por paralajmëroi se BE “do të veprojë me vendosmëri” nëse të nevojshme.
“Nëse ka agresion, unë do të thërras menjëherë Këshillin e Punëve të Jashtme për të propozuar paketën e sanksioneve dhe jam i sigurt se – edhe pse kërkohet unanimiteti – këshilli do t’i miratojë ato”, tha Borrell.
“Kur të vijë momenti, ne do të veprojmë me vendosmëri, kur ta kërkojë niveli i intensitetit të agresionit”, shtoi ai. /5pyetjet.al