-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Florjan Binaj, baba për herë të tretë zbulon emrin e vajzës

Kryesoret

Aktori shumë i dashur i publikut shqiptar, Florjan Binaj, më datë 20 janar u bë baba për herë të tretë. Lajmi i surprizoi të gjithë pasi ata e kishin mbajtur të fshehtë këtë lajm. Partnerja e tij solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Vjosa, ashtu si emri i lumit.

Florjani i cili ka qenë një nga aktivistët më të mëdhenjë për shpalljen e Vjosës në Park Kombëtar, ka treguar së fundmi se morën vesh shtatzëninë e bashkëshortes kur po lundronin së bashku pikërisht në këtë lumë.

Ai tha se nuk kishin si t’i vendosnin emër tjetër vajzës, ndërsa shtoi se është i pakënaqur me shpalljen e lumit Vjosa si Park Natyror.

“Vjosa është mirë. Jam shumë i lumtur si baba i tre fëmijëve. Emri i Vjosës erdhi shumë natyrshëm, jo vetëm për mbrojtjen që i kemi bërë Vjosës, por edhe për faktin që kur morëm vesh që nusja ishte shtatzënë po lundronim në Vjosë. Nuk mund ta kishte ndryshe emrin. Vjosa u shpall “Park Natyror” dhe jam i pakënaqur sepse nuk e meriton këtë status, lë vend për të ndërtuar hotele, nuk e mbron. S’do reshtim luftën për ta shpallur park kombëtar”, tha aktori. /5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit