Festa për 14-vjetorin e shtetësisë së Kosovës ka filluar edhe nga qielli. Mbi sheshet e Prishtinës u lëshuan parashutat me flamujt e Kosovës dhe flamurit kombëtar.
Mëngjesin e këtij 17 shkurti u ngrit edhe flamuri, në të cilën ceremoni mori pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.
Në nder të 14-vjetorit të pavarësisë janë organizuar një sërë aktivitetesh.