-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk i vodhi vetëm zemrën, por edhe paratë, zbulohet mashtrimi i 20 vjeçares nga Vlora

Kryesoret

Parashqevi Ordoli, 25 vjeçe nga fshati Beshisht i Vlorës është proceduar penalisht, pasi është kallëzuar në Komisariat nga një djalë 25-vjeçar. I riu nga Bilishti është njohur me vajzën në rrjetet e tij sociale, duke krijuar fillimisht edhe një lidhje në distancë me të. Më pas, 25-vjeçari kishte udhëtuar për në Vlorë, për të takuar të dashurën e tij e disa ditë më pas vajza vlonjate kishte filluar nga kërkesat për “lekë”.

“Kam nënën sëmurë me COVID dhe më duhen lekë për ilaçe, s’kemi lekë për bukë dhe jemi pa ngrënë,”-ishin disa nga mesazhet që vajza i dërgonte të dashurit të saj. Për vetëm 2 javë mori nga djali një shumë prej 580 eurosh.

Me kalimin e kohës kërkesat shtoheshin ndaj edhe 25-vjeçari, që është identifikuar vetëm me inicialet F.S., shkoi në fshatin e të dashurës dhe zbuloi që gjithçka që i ishte thënë ishte një gënjeshtër. Ndaj dhe ka shkuar për të denoncuar gjithçka në polici, duke nisur kështu kallzim penal për vajzën. /5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit