14 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, qeveria e gjen vetën përballë kërkesave të qytetarëve për ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe produkteve të shportës me çmime marramendëse.
Lidhur me këtë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka thënë se në këto 14 vite si shtet, qytetarët e kanë menduar më ndryshe, me një zhvillim më të hovshëm ekonomik.
Madje Shahini shtoi se izolimi i Kosovës nga tërë Evropa dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve janë tepër zhgënjyese për qytetarët e vendit.
“14 vjetori i Pavarësisë së vendit, shumë qytetarë të Republikës e kanë menduar të jetë ndryshe me një zhvillim më të hovshëm ekonomik, e një integrim dhe me një përfaqësim të Kosovës në të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë. Ne ende pas 14 viteve jemi të izoluar nga tërë Evropa. Kemi rritjen ekonomike, papunësinë dhe pakënaqësinë e qytetarëve më të lartë dhe kjo është zhgënjyese për të gjithë ne”, tha ai.