-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia dëboi diplomatët amerikan nga Moska, SHBA i përgjigjet po njësoj

Kryesoret

Rusët dhe amerikanët po nisin deportimet e diplomatëve në sfondin e përshkallëzimit të tensioneve në Ukrainë.  

Pala ruse duket se ka urdhëruar dëbimin e diplomatit amerikan Bartle Gorman, Zëvendës Shefit të Misionit të SHBA-së në Moskë, me amerikanët që thonë se do të përgjigjen duke nisur një deportim të ngjashëm. Agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi.

Arsyeja e saktë e dëbimit të amerikanit nuk është sqaruar për momentin, sipas Reuters. 

Megjithatë, ky deportim vjen në një kohë kritike, pasi tensionet janë të larta rreth Ukrainës lindore, veçanërisht në rajonin e Donbasit. 

Që në mëngjesin e 17 shkurtit, Kievi dhe Moska po shkëmbejnë akuza për bombardimet që ndodhën sot në zonat e Donbasit në lindje të Ukrainës. Separatistët rusisht-folës po luftojnë atje kundër forcave ukrainase, duke kërkuar shkëputjen e tyre nga pjesa tjetër e Ukrainës. 

Në sfondin e përshkallëzimit të tensioneve, perëndimorët akuzojnë Moskën se jo vetëm nuk i tërheq trupat nga kufiri me Ukrainën, por se i forcon ato duke dërguar forca shtesë atje dhe duke lëvizur njësitë më pranë kufirit. 

Pala amerikane ka thënë se një pushtim ushtarak rus në Ukrainën lindore mund të ndodhë menjëherë. Në të njëjtën kohë, ka shumë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Sekretarin e Jashtëm britanik Liz Trass, të cilët akuzojnë Moskën se po kërkon një pretekst për pushtim ushtarak.    

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit