-sidi education-spot_img
21.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Korreshi denoncon ndotjen në Savër: Një bombë ekologjike që rrezikon shëndetin e banorëve

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publikuar një denoncim për një situatë alarmante mjedisore në Savër të Lushnjës, ku një zonë është mbushur me mbetje të paligjshme që digjen pa kontroll.

Korreshi thekson se ky ndotësim i hapur po rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe dëmtimin e mjedisit përreth.

“Në zemër të Myzeqesë, pranë Lumit të Zi, qytetarët përballen me një katastrofë ekologjike të shkaktuar nga grumbullimi i mbetjeve të të gjitha llojeve  nga gomat e makinerive, plastika, mbetje inerte e deri tek pajisjet hidrosanitare dhe mobiliet e hedhura pa asnjë kriter. Kjo është një bombë ekologjike që ndot ajrin dhe tokën dhe rrezikon seriozisht shëndetin e banorëve të zonës. Qytetarët paguajnë taksa për pastrim, gjelbërim dhe incinerim, por përballen me një incenerator të hapur që ndot çdo gjë përreth. Situata është kritike dhe urgjente, dhe kërkon veprime të menjëhershme nga autoritetet!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit