Ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri – “Big Brother VIP”, pas eliminimit kanë filluar të publikojnë këngë të reja.
Së fundmi, këngëtarja kosovare Filloreta Raçi e cila njihet me emrin artistik Fifi ka paralajmëruar në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” se do të publikoj një këngë të re me datën 18, në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ Dazg-in.
E që po të njëjtën ditë, do të mbahet edhe finalja e reality-show “Big Brother VIP Albania”.
Ajo gjithashtu është shprehur në postin e saj të Instagram-it se mezi po e pret të ndajë këtë këngë me të gjithë.
“Big Brother VIP” po i vjen fundi. Tashmë zyrtarisht finalistë janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.
Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fitues do të shpallet në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt. Kujtojmë që formati i “Big Brother VIP” u rikthye pas katër vitesh dhe për herë të parë pjesë e tij u bën personazhe të njohura