-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U grumbullua 13% TVSH më 2021, ja sa arriti vlera që ju rimbursua biznesit

Kryesoret

13% e TVSH së grumbulluar më 2021 u rimbursua, vlera arriti 196 mln euro

Vitin e kaluar tatimet rimbursuan 24,1 miliardë lekë (196 mln euro) TVSH për bizneset, duke shënuar një rekord të ri historik që nga aplikimi i tatimit.

Vlera e rimbursuar ishte sa 13 për qind e arkëtimeve bruto të TVSH-së. Në vitin 2021 arkëtimet totale nga TVSH-ja arritën vlerën e 185,6 miliardë lekëve (1,5 miliardë euro) nga të cilat u kthyen mbrapsht tek bizneset në formën e rimbursimit 24,1 miliardë lekë.

TVSH e rimbursuar gjatë vitit të kaluar ishte 56 për qind më E lartë se e vitit 2020.

Duke ju referuar të dhënave mujore sasitë më të larta të rimbursimit ishin në tre muajt e parë të vitit, para zgjedhjeve elektorale. Gjatë janar-prill 2021, TVSH e rimbursuar arriti vlerën 10,5 miliardë lekë ose 43% e shumës vjetore. Kulmi arriti në mars kur tatimet rimbursuan 27% të TVSH-së bruto të grumbulluar gjatë këtij muaji. Nivelet e larta të rimbursimit ishin edhe në prill ku u rimbursua më shumë se 20% e TVSH-së bruto (shih grafikun bashkëngjitur).

Vlerat e larta të rimbursimit në krahasim me mesataren e viteve të shkuara u nxiten nga rritja e arkëtimeve të TVSH-së.

Rritja e çmimeve të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare dhe rritja e çmimeve në përgjithësi e ndihmoi organet fiskale, tatime dhe dogana të grumbullonin më shumë TVSH. Duke qenë se tatimi vilet në 20% të çmimit, rritja e përgjithshme e çmimeve ka ndihmuar që arkëtimet neto në taksat që vilen në përqindje të çmimeve të rriten.

Pavarësisht se plani i TVSH u rishikua me rritje prej kësaj situatë gjatë vitit 2021, të ardhurat nga TVSH-ja e tejkaluan planin e vitit 2020 me 1%, teksa ishin 24% më të larta se në vitin 2020 dhe 22 % më të larta se viti normal 2019.

Rimbursimet e larta kanë shuar detyrimet e prapambetura në këtë zë. Në fund të vitit 2020 Ministria e Financave raportoi 9,7 miliardë lekë detyrime të prapambetura në zërin “Nga rimbursimi i TVSH”-së. Por deri në fund të vitit 2021 detyrimet në këtë zë janë shuar.

Në një rishikim të thellë që Banka Botërore i bëri ekonomisë shqiptare ditët e fundit theksoi se, procesi i rimbursimit të TVSH-së është ende i komplikuar. Që ta përfitojnë rimbursimin tatimpaguesit duhet të bëjnë një kërkesë zyrtare në vend që ta marrin automatikisht atë.

Për më tepër, kërkesa për një rimbursim shoqërohet me një proces auditimi dhe shuma përfitohet vetëm, pasi të ketë përfunduar kontrolli.

Minimumi duhen 37 ditë pune përpara se të përfitohet një rimbursim. Procesi i auditimit u krijon vështirësi tatimpaguesve, pasi u kërkohet informacion, të cilin DPT tashmë e ka.

Rimbursimet e TVSH-së duhet të ishin tashmë te automatizuar, por edhe subjekt vlerësimi rrisku për të përcaktuar nëse nevojitet një auditim para se të jepen shumat.

Banka Botërore sugjeroi se tatimet duhet të shmangin kërkesat për informacione që i kanë dhe i kërkoi qeverisë të marrë parasysh zhvendosjen e përgjegjësisë për rimbursimin e detyrimeve të prapambetura në thesar dhe zbatimin e automatizimit të penaliteteve në rast të detyrimeve të prapambetura (në përputhje me ligjin mbi procedurën tatimore)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit