-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdesin pesë persona nga COVID-19 në Kosovë, konfirmohen 411 raste të reja

Kryesoret

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën pesë persona, ndërsa janë konfirmuar 411 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 3.820 testime, 411 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.275 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.805.533 doza të vaksinës. Deri më sot 812.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 95.264 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes”, njofton MSH.

Gjithashtu, MSH njofton se sot janë shëruar 2.582 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 214.885.

Në total numri i rasteve aktive është 6.509.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit