Ditën e sotme, vajza e Ilir Shaqirit Emily ka njoftuar se nuk mund të vijë dot në Shqipëri për të qëndruar pranë babait të saj në natën finale, për shkak se është infektuar me Covid-18.
Megjithatë, Iliri patjetër që nuk do të mbetet pa surprizë në këtë natë të madhe.
Një nga surprizat e shumta që produksioni ka përgatitur për finalen e sotme të “Big Brother VIP” është edhe takimi i tij me gruan e tij Emanuelën.
Për herë të fundit ata janë parë disa muaj më parë, thuajëse në fillim të rrugëtimit të formatit, ku Emanuela e emocionoi pa masë me ardhjen e saj në shtëpi.
Mirëpo, “Panorama Plus” ka zbuluar se mes shumë surprizave të kësaj nate është edhe futja e Emanuelës në shtëpi për të kapur në befasi Ilirin.
Kujtojmë se takimi i tyre i parë nuk ishte edhe aq i ëmbël pasi Emanuela shprehu disa kritika rreth faktit që Iliri kishte folur për tradhëtinë e tij dhe se Beniada e kishte lëpirë në faqe.
Disa herë Iliri është shprehur i shqetësuar dhe i mërzitur për reagimin e saj, ndërkohë që e ka përmendur disa herë në biseda me banorët se do të donte mos ta kishte treguar historinë.
/5pyetjet.al