Në shkollat fillore sot nis testimi për Covid-19 që do të tregojë transmetimin e koronavirusit tek nxënësit.
Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundjet Infektive, dr. Zlate Mehmedoviq tha se kjo zbatohet për shkak të numrit të rritur të nxënësve të infektuar. Ai tha se në shkollat e mesme gjendja është e qëndrueshme, por do të ndiqet.
“Nisim testimet në shkollat fillore ku numri i të infektuarve të rinj është rritur. Në shkollat e mesme nuk ka një gjendje të tillë. Atje gjendja epidemiologjike është e qëndrueshme”, deklaroi Mehmedoviq.