Në zyrat e SPAK prej më shumë se 3 orësh po jep dëshminë kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.
Mësohet se Subashi është në SPAK pa praninë e avokatit. Kujtojmë se Armando Subashi ka qenë i thirrur edhe në Komisionin Hetimor Parlamentar për hetimin e inceneratorëve.
Ai është përmendur në denoncimet e PD dhe LSI për këtë çështje.
Gjithashtu sot është paraqitur edhe deputeti socialist, Alqi Bllako, i cili është pyetur për rolin e tij për inceneratorët si ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.
Bllako ka qenë Sekretar i Ministrisë së Mjedisit gjatë periudhës kur janë miratuar lejet për inceneratorët dhe firma e tij rezulton në një numër të madh dokumentesh, për të cilat duket se ka dhënë shpjegime në SPAK. /5pyetjet.al