-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Petkoviq: “Pasoja të paparashikueshme nëse s’lejohen zgjedhjet serbe në Kosovë”

Kryesoret

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka paralajmëruar pasoja “të paparashikueshme” nëse nuk lejohet mbajtja e zgjedhjeve të 3 prillit në Kosovë.

Mbajtja e këtyre zgjedhjeve sipas Petkoviqit është me rëndësi vendimtare për Serbinë dhe se “çështja e votës është një e drejtë themelore e njeriut, të cilën Albin Kurti po përpiqet t’ia mohojë popullit serb në provincën jugore”.

Ai ka deklaruar se nëse nuk mbahen zgjedhjet e 3 prillit “nuk do të ketë më zgjedhje të Kosovës në veri të saj”.

“Ne s’do të vëzhgojmë verbërisht se çfarë po ndodh në Kosovë. E kemi paralajmëruar vazhdimisht komunitetin ndërkombëtar, i cili është përgjegjës për presionin ndaj Albin Kurtit dhe Prishtinës për të mbajtur zgjedhjet më 3 prill”.

“Është shumë e qartë se nëse nuk ka zgjedhje të 3 prillit, nuk do të ketë më zgjedhje të Kosovë në veri të saj. Do të kemi pasoja të paparashikueshme,” tha Petkoviq, raporton Tanjug.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit